Kryetari i PD-së, Lulzim Basha në kthim nga Brukseli shprehet se ka marrë mbështetjen e PPE-së (Partive Popullore Evropiane) për aksionin opozitar që po zhvillon në Shqipëri. Lideri i PD-së, përkthen si mbështetje mesazhin e Joseph Daul për demokracinë dhe shtetin ligjor gjatë fjalës së tij

Erjon Dervishi

“Presidenti i PPE Joseph Daul në emër të të gjithëve deklaroi qartë se “ne nuk mund të bëjmë kompromise me demokracinë, shtetin ligjor dhe lirinë e medias. PD po lufton për të njëjtat vlera evropiane në Shqipëri dhe në këtë betejë kemi mbështetjen e PPE, familjes sonë politike”, shkruan Basha duke informuar për takimet e tij në samitin e Partive Popullore Evropiane. E ndërsa opozita ishte duke protestuar në Tiranë kundër qeverisë, lideri demokrat Lulzim Basha është nisur pas mesdite në avion nga Brukseli drejt kryeqytetit. Ai ndodhej në Bruksel prej ditës së djeshme në disa takime, ndërsa kthehet këtë të enjte, pa mundur të jetë në protestë dhe as në Prokurorinë e Tiranës që e thirri në lidhje me hetimin për kontratat e lobimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Udhëtarë të rastësishëm në të njëjtin avion me liderin demokrat, i kanë bërë atij një foto teksa qëndronte në sedilje thuajse në gjumë dhe me kufjet në vesh.

Në një postim tjetër Basha shkruante për protestën: “Drejt Drejtorisë së Policisë për të liruar qytetarët që janë ngritur kundër Maduros së Ballkanit! Sovrani në Republikën e Shqipërisë është populli shqiptar. #shqiperiasieuropa”, shkruan Basha. Ndërkaq, Kryeministri Edi Rama ka reaguar në ‘Twitter’ pas përfundimit të protestës së opozitës së bashkuar, e cila prej kohësh kërkon krijimin e një qeverie tranzitore dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Ai shprehet se opozita bën politikë duke sajuar kriza për vendin dhe sëmundje për kundërshtarin politik. “Po boll o boll, boll se s’kam asgjë tjetër përveç larjes së jashtënxjerrjeve tuaja nēpër botë boll! Opozitë e katandisur në një tufë qorre që mësyn fizikisht rrugëve dhe bën politikë duke sajuar kriza për vendin e sëmundje për kundërshtarin! O pika që s’ju bie kur thonë plakat”,  shkruan Rama. Megjithatë, kundërshtarët politikë i kërkuan që të bëjë publike lëvizjet e tij këti tre ditë që është larguar fshehurazi nga Shqipëria.

Lobimi i PD-së në SHBA, Basha refuzon të shkojë në prokurori

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për të dëshmuar lidhur me kontratat e lobimit të PD në SHBA. Basha ka zgjedhur të largohet nga vendi duke mos pranuar të japë asnjë detaj për për burimin e 675 mijë dollarëve që ka dhënë për lobim gjatë fushatës elektorale të vitit 2017. Edhe pse hetimet aktualisht janë aktive në SHBA, Shqipëri dhe Skoci, Basha në një letër dërguar drejtuar Prokurorisë, konsideron fletë=thirrjen e organit të Akuzës, si të panevojshme, të pambështetur në ligj dhe të pa mbështetur në asnjë standard profesional dhe etik të hetimit. “Unë dhe asnjë drejtues tjetër i Partisë Demokratike nuk jemi marrë nën hetim dhe nuk jemi të pandehur në asnjë hetim, arsye për të cilën nuk kemi ka nevojë të informohemi dhe prokuroria nuk ka asnjë detyrim të informojë për të dhënat e verifikimeve që po bën,”, thuhet në letër. Kreu demokrat nuk ka kursyer as akuzat për Prokurorinë duke u shprehur se fletë-thirrja ndaj tij është bërë për shërbime propagandistike politike dhe jo për qëllime hetimore.

“Fakti që një ftesë e tillë vjen 6 muaj pasi ju e keni marrë informacionin në fjalë dhe në një kohë kur ka filluar një fushatë keqinformimi me natyrën dhe ecurinë e hetimit në fjalë, na bën të mendojmë se veprimi juaj është bërë jo për qëllime hetimore, por për shërbime propagandistike politike,”, thotë Basha. Por nga foltorja e parlamentit, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha se Basha po kërkon t’i shmanget drejtësisë. Duke përmendur një investigim të ri sipas të cilit edhe dy rusë të tjerë janë të përfshirë në kompaninë që financoi Bashën në fushatën e vitit 2017, Balla tha se kreu i PD nuk është sot në protestë pasi shmangu Prokurorinë ashtu si bëri në vitin 2007 kur u thirr për të dëshmuar lidhur me akuzat në aferën e Rugës së Kombit. Kreu i demokratëve këto dy ditë zgjodhi të ishte në Bruksel, ku krahas thirrjes së Prokurorisë ka shmangur edhe protestën e opozitës përpara parlamentit. Thirrja e Bashës në prokurori erdhi në një kohë kur në adresë të akuzës së kryeqytetit kanë mbërritur letër porosite nga SHBA dhe Skocia, për disa transaksione bankare.

Në prag të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit 2017, Partia Demokratike e udhëhequr nga Lulzim Basha lidhi dy kontrata me lobistin e saj në Uashington, “Stonington Strategies”, në mënyrë që të siguronte takime të nivelit të lartë me administratën e Presidentit Donald Trump. Por dy vite pas këtyre kontratave, Lulzim Basha duhet të japë llogari. Më 14 nëntor 2017, “Stonington Strategies” raportoi në Departamentin e Drejtësisë se ka marrë dy pagesa nga Partia Demokratike me vlerë totale 525 mijë USD dhe një pagesë të tretë nga “Biniatta Trade LP” në vlerën e 150 mijë USD. Asnjëra prej këtyre pagesave nuk rezulton e deklaruar në raportin financiar të dorëzuar nga PD në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet e 25 qershorit, çka ngre dyshime serioze për origjinën e parave. Gjithashtu, mbetet e paqartë se cila është marrëdhënia mes Partisë Demokratike dhe kompanisë “Biniatta Trade LP,” e cila është në pronësi të një zinxhiri kompanish të regjistruara në Belizë- nje shtet i Amerikës Qendrore i njohur si parajsë fiskale. Përveç dy kontratave të lidhura me “Stonington Strategies,” gjatë të njëjtës peridhë PD ka lidhur edhe një kontratë me kompaninë lobiste “Barnes and Thornburg LLP” në fillim të prillit me vlerë 150 mijë USD. Në total, shpenzimet e Partisë Demokratike për lobistët në Uashington për peridhën mars- qershor kapin vlerën e 825 mijë USD- më e lartë se të ardhurat totale që Partia Demokratike deklaroi në KQZ.

SHBA: E keni gabim, Reforma në Drejtësi nuk ka dështuar

E ngarkuara me punë e SHBA-së në Tiranë, Leyla Moses-Ones kishte një mesazh të qartë për opozitën dhe për cilindo që thotë se reforma në drejtësi është kompromentuar apo po dështon është ‘e keni gabim’. Ajo tha se Shqipëria është në drejtimin e duhur, ndërsa ka mbështetjen e plotë të SHBA në rrugën që ka nisur. “Për dhjetë vjet, Shqipëria e ka bërë aleancën tonë më të fortë nëpërmjet angazhimit të saj me trupa dhe burime në Afganistan, Kosovë, Bosnje dhe Irak, ndërmjet misioneve të tjera. Ajo i kushton 3.9 për qind të forcave të saj ushtarake aktiviteteve të NATO-s, duke u kthyer kështu në kontribuuesen e dytë më të madhe të numrit të trupave për frymë në aleancë. Shqipëria do të vijojë ta bëjë aleancën më të fortë nëpërmjet investimit prej 58 milionë dollarësh për modernizimin e bazës ajrore të Kuçovës, e cila do të përforcojë operacionet e furnizimit nga ajri, mbështetjen logjistike, patrullimin ajror, trajnimet dhe stërvitjet.

Roli shumë i madh i Shqipërisë në aleancë është shembull për të gjitha vendet aleate. Roli i Shqipërisë në NATO rritet së bashku me përgjegjësinë e saj për të bërë përparim të vazhdueshëm në reformat demokratike. Këto reforma janë themelore për vlerat që mbron aleanca, dhe janë thelbësore për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Përparimi duhet të vazhdojë për të përmirësuar zbatimin e ligjit, çrrënjosjen e korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe krijimit të një ekonomie të forte që është e lirë dhe e barabartë për cilindo. Lajmi i mirë është se Shqipëria është në drejtimin e duhur, pavarësisht se ka ende punë për të bërë. Reforma në drejtësi, për shembull, është ende në shinat e duhura dhe shumë shpejt do t’iu sjellë shqiptarëve sistemin e ndershëm dhe transparent të drejtësisë që meritojnë. Mesazhi im për cilindo që thotë se reforma në drejtësi është kompromentuar apo po dështon është: e keni gabim” shprehet e ngarkuara me punë e SHBA-së në Tiranë. Më herët SHBA-ja dhe BE i kanë bërë thirrje opozitës që të rikthehet në institucione dhe të heqë dorë nga protestat e dhunshme.

Ambasadorja e Gjermanisë

Shqipëria ka demonstruar një aftësi për të vazhdar me reformat ka bërë hapa në termat e sigurisë dhe stabilitet. Ajo ka kontribuar në shumë misione në vitin 2014. Ka qene ndihmëse në fushata kundër terrorizmit dhe kërcënimet e reja. Në mirëpresim ehe Malin e Zi që t ketë anëtare e 29 dhe Maqedoninë ë Veriut që të jetë pjesë në NATO vitin tjetër. Edhe marrëdhëniet me Serbinë janë duke u përmirësuar. Ka shumë sfida që NATO është duke ballafaquar. Ajo do ti japë përgjigjen e merituar. Ka sfida në EU të cilat duhet të bashkë[punojë. Ka një bashkëpunim për krijimin e strukturave të reja. Sot NAOT është përmirësuar më shumë. Ne dimë se sa e rëndësishme është partneriteti ndërkombëtare dhe në një botë që po shkon më tej drejt bashkëpunimit të thellë.

Flash Lajme

Më të lexuarat