Ervin Salianji ka bërë publike, përgjime te reja në lidhje me dosjen hetimore të fabrikimit të dëshmitarit Fredi Alizoti nga ana e qeverisë socialiste.

Salianji i cili është marrë i pandehur nga Prokuroria për publikimet e përgjimeve të dosjes ‘Xhafaj-Babale’ nga selia e PD-së sot nxori përgjimet ku tregohet një komunikim mes Fredi Alizotit dhe Drejtorit të Policisë së Fierit, Albert Nushi.

Nga përgjimet, Fredi Alizoti i ankohet Drejtorit të Policisë së Fierit se e kanë lënë në baltë, ndërsa ky i fundit i premton në fund se do t’i nisë një sasi lekësh.

Por këtë të shtunë, Salianji tha se Fredi Alizoti ka folur dhe me Taulant Ballën përpara se të fliste me zyrtarin e policisë.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All