“Mes skandalesh, tensionesh dhe protesta në rrugë. Ekuilibri i vështirë për t’u arritur në Shqipëri”, kështu e vazhdon gazeta zyrtare e Vatikanit “L’Osservatore Romano”, e cila duket se ka ndjekur me interes zhvillimet e fundit politike të ndodhura në Shqipëri.

Sipas “L’Osservatore Romano”, Shqipëria nuk po arrin të gjej ekuilibrat pavarësisht thirrjeve të shumta që ndërkombëtarët i kanë bërë partive politike të vendit për dialog. Në shkrim theksohet se, nëse nuk arrihet të gjendet zgjidhje, vendi ka rrezik të kaloj një tjetër ’97-të.

 “Prej muajsh situata politike në Shqipëri vijon të jetë e tensionuar dhe zjarri ndizet herë pas here. Përplasja mes qeverisë dhe opozitës është radikale dhe nuk kursen as sheshet. Kriza ekonomike bën që “kafshimet” të ndjehen në një vend me një histori të trazuar, përveç saj kriza sociale dhe morale mban në litar Shqipërinë, vendin ku grupet rivale politike nuk e njohin legjitimitetin e njëri-tjetrit dhe ku dyshimi i një lidhje midis interesave të paligjshme dhe pushtetit është shumë i fortë tek popullsia, e cila ndërkohë ndjen gjithnjë e më shumë varfërinë.

Javët e fundit, opozita e përfaqësuar nga lideri liberal Lulzim Basha dhe Partia Demokratike e Shqipërisë, ka kundërshtuar fuqishëm qeverinë. Por gjithashtu po proteston edhe Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI), partia e Presidentit të Republikës Ilir Meta. Në javët e fundit PD dhe LSI kanë arritur në pikën që deputetët e tyre të lënë mandatet në shenjë proteste. Megjithatë, braktisja e parlamentit u kritikua nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.

Qeveria përfaqësohet nga kryeministri socialist Edi Rama. Partitë e opozitës dhe protestuesit kërkojnë dorëheqjen e tij dhe thirrjen e zgjedhjeve të parakohshme. Akuzat kundër qeverisë së Ramës lidhen me afërsinë e tij me organizatat kriminale dhe biznesmenët. Një skandal u shënua verën e kaluar, kur u zbulua që qeveria lejoi devijimin e projektit të lumit të Tiranës, Lanës, për të lejuar një oligark kontrovers të ndërtonte një kompleks rezidencial luksoz. Që nga vjeshta e kaluar ka pasur disa demonstrata ku janë sulmuar ndërtesat e qeverisë.

Protestat e ditëve të fundit fokusohen tek akuzat ndaj qeverisë për manipulimin e zgjedhjeve, shtoi faktin se partia në pushtet është- sipas akuzave – e ndikuar fuqishëm nga trafikantët që e bënë Shqipërinë një bazë solide për trafikun e drogës në Evropë. “Arsyeja themelore për protestat – deklaroi ish kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ish-president dhe kryeministër për 13 vjet – është shkelja masive e rregullave zgjedhore të denoncuara nga bashkësia ndërkombëtare në raportin e OSBE-së për të cilat në 20 për qind të rasteve u ble vota. Janë shfaqur përgjime nga të cilat rezulton se grupet kriminale në rrethe rezultojnë të kenë blerë vota dhe të kenë imponuar rezultate të caktuara në zgjedhje “. Në disa rrethe kishte më shumë vota se sa votues, por në fund vëzhguesit certifikuan vlefshmërinë e zgjedhjeve”, shkruan gazeta L’osservatore Romano.

Flash Lajme

Më të lexuarat