Makina e djegur mbrëmë në Vlorë e çoi në 12 numrin e automjeteve të shkrumbuara në tre muajt e parë të këtij viti në qytetin bregdetar.

Sipas Policisë automjeti përdorej nga një grua e cila në dëshminë e parë ka thënë se nuk ka konflikte.

Seriali i djegies së makinave në Vlorë nuk ka të ndalur.

Një tjetër automjet u shkrumbua mbrëmjen e së shtunës në një

ngjarje që dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

Sipas Policisë automjeti përdorej nga një grua me iniciale J.B., e cila mësohet se jeton në Itali.

Në dëshminë e parë, gruaja ka thënë se nuk ka asnjë konflikt dhe nuk dinte të jepte një pistë hetimi.

Policia ndërkohë po pret raportin e ekspertëve zjarrfikës për të thënë fjalën e fundit nëse djegia e makinës ishte e qëllimshme apo aksidentale

Djegiet e makinave bashku me shpërthimet me tritol pa pasoja në njerëz konsiderohen si atentate paralajmëruese në Vlorë.

Në 2 vitet e fundit janë shënuar 24 të tilla, ku për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë. Por në asnjë rast hetimi nuk ka përfunduar me autorë të arrestuar.

Flash Lajme

Më të lexuarat