Pas Kongresit të PS të shtunën, në disa media qarkulloi lajmi që mes Blerina Gjylametit dhe Edi Ramës ka patur një sherr.

Kryetarja e PS-së për Tiranën e ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24 hodhi poshtë zërat se ajo kishte bërë sherr me Ramën gjatë Kongresit të PS-së, madje se kishte dhënë edhe dorëheqjen nga detyrat.

Gjylameti tha se gjithë sa shkruhet në media janë spekulime dhe se ajo vijon të jetë në detyrë. “Unë jam në detyrë. Të gjitha të tjerat janë spekulime të ditës. Do të flisja për ato çfarë arritëm në atë Kongres dhe jo për këto. Kemi një projekt të madh për të çuar përpara. Unë vazhdoj të punoj për projektin “Shqipëria që duam” më shumë se sa të dëgjoj çfarë thotë një individ apo një tjetër”.

Flash Lajme

Më të lexuarat