Prokuroria për Krime të Rënda ka përcjellë për gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda për të gjykuar çështjen penale me numër nr. 63/1 e viti 2017 kundër 9 personave, të cilët akuzohen për veprën penale të “vjedhjes së bankave të nivelit të dytë”, ku disa prej tyre rezultojnë se kanë kryer grabitje në mënyrë të përsëristur.

Krahas akteve të vjedhjeve, ndaj tyre rëndojnë edhe akuza të tjera për armëmbajtje dhe posedim të mjeteve luftarake.

Emrat dhe azkuzat ndaj tyre:

“Admir Nikaj (Murataj) – I akuzuar për veprat penale “Vjedhja e bankave” më shumë se njëherë, “Prodhim i mbajtjes pa leje të armëve luftarake” në formën e grupit të strukturuar, “Krijimit dhe pjesëmarrjes në grup të struktuaruar kriminal”,(dt 03.12.2015; 13.02.2015 dhe 09.02.2017) të parashikuar nga nënët 136/2, 278/1,28/4, 333/a/1, 2 dhe 334/1 të Kodit Penal; Dash Kupa, 3. Ernest Kupa, 4. Neim Avdulaj, 5. Ditjon Memlika, 6. Admir Çerpja, – Të akuzuar për veprat penale “Vjedhja e bankave”, më shumë se njëherë (per episodet e datave 03.12.2015, 09.02.2017) “Prodhim i mbajtjes pa leje të armëve luftarake” në formën e Grupit të strukturuar, “Pjesëmarrjes në grup të struktuaruar kriminal”, të parashikuar nga nënët 136/2, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal; Fatjon Xhyliu – I akuzuar për veprat penale “Vjedhja e bankave”, në një epissod ( atë të datës 03.12.2015) “Prodhim i mbajtjes pa leje të armëve luftarake” në formën e grupit të strukturuar, “Pjesëmarrjes në grup të struktuaruar kriminal”, të parashikuar nga nënët 136/1, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal; Dritan Sinani, 9. Aleksandër Murataj – Të akuzuar për veprat penale “Vjedhja e bankave”, në një episod atë të datës 09.02.2017 “Prodhim i mbajtjes pa leje të armëve luftarake” në formën e grupit të strukturuar, “Pjesëmarrjes në grup të struktuaruar kriminal”, të parashikuar nga nënët 136/1, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal dhe me viktimë subjektet”, thuhet në njoftim.

Flash Lajme

Më të lexuarat