Te tjera detaje kanë dalë në dritë për të arrestuarit si të dyshuar për vrasjen e Jurgen Kurtit, më 18 mars, në rrugën Zef Jubani, në Tiranë. Sipas informacioneve në policinë e kryeqytetit, makina me të cilën kanë lëvizur atentatorët ka qenë tip “Benz” ngjyrë gri dhe është në pronësi të personit të shpallur në kërkim.

Ajo rezulton me dokumentacion të rregullt e regjistruar në Fier.

Për të shkuar tek të arrestuarit policia ka grumbulluar mbi 50 kamera sigurie nga liqeni deri tek “Pallati me Shigjeta”, nga ku ka zbuluar 4 të rinjtë dhe lidhjen mes tyre, shkruan BW. Në drejtim të mjetit ka qenë i shpalluri në kërkim ndërsa pranë banesës së Kurtit dhe personi që e ndiqte në këmbë ka qenë 21-vjeçari, Elsi Leventi. Edhe momentin e vrasjes 21-vjeçari ka qenë i pranishëm në zonë dhe dyshohet se ai ka njoftuar ekzekutorët për mbërritjen e Kurtit pranë pallatit.

Nga këqyrja e kamerave të sigurisë në zonë policia ka ndjekur lëvizjet e 21-vjeçarit dhe të makinës dhe është parë se pas atentatit ata janë takuar. Pas identifikimit të personave ata janë vënë në përgjim dhe janë arrestuar.

Arma, makina dhe sendet e tjera të sekuestruara nga policia janë gjetur ne banesën e Alesio Berberit. Të 3 të arrestuarit kanë mbajtur qëndrim mohues para policisë dhe nuk kanë pranuar përfshirjen në këtë ngjarje. Ata rezultojnë të jenë me arsim 8 dhe 9-vjeçar dhe të papunë, çka rriten edhe më tej dyshimet për veprimtarinë e tyre.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All