Edhe këtë të mërkurë, banorët e ”Unazës së Re”, po protestojnë, ku në krah të tyre janë edhe deputetët të opozitës.

Ndersa policia vazhdon të mbajë në komisariat që nga mbrëmja e djeshme, Altin Çejkun, banorin e Unazës së Re, pa dhënë asnjë motiv lidhur mbi ndalimin.

Ai u arrestua së bashku me 7 anëtarë të familjes, ndërsa 6 pjesëtarët e tjerë u lanë të lirë në orët e vona të mbrëmjes.

Ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu, i quajti këto arrestime si burracakëri të Ramës, ndërkohë që e pyeti se përse i arreston protestuesit, kur këta ia kanë thënë para kamerave se përse kanë dalë në protestë.

‘Njëherë more Dorianin, dje more Altinin. Bëre presion me shpresën se do ta shkatërroje këtë protestë . Por pyeti pak milicët e tu; A ka më shumë sot apo dje protestues?

Ne kemi këtu 5 muaj. Ka qenë protestë e lodhshme, por ju keni rezistuar, dhe falë kësaj rezistence ato shtëpi janë aty. Po të mos ishte kjo rezistencë, gjakun tuaj sot do ta gëzonin Taulant Bego, Taulant Balla dhe Edi Rama. Dua të pyes milicët, për çfarë i mërrni këta protestues, kur këta ua kanë thënë para kamerave ato çfarë kanë pasur për të thënë. Ky është një kryeministër që është shpallur në kërkim,. Kur është në Shkodër ia mbath në Lezhë, kur jemi para parlamentit ia mbath në Vlorë. Ky është një kryeministër i pabesë, që ju i dhatë votën kurse ky iu preu në besë.”, tha Balliu.

Flash Lajme

Më të lexuarat