Gjatë protestës së opozitar të thirrur ditën e sotme ka patur përplasje midis protestuesve dhe policisë.

Ndërkohë që banorët e Astirit, të pranishëm në protestë kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë, as gazetarët nuk janë kursyer.

Policia ka shtyrë me forcë gazetarin Erion Skëndaj dhe ka marrë përpara disa gra.

Për shkak se në kryeqytet ka mbërritur delegacioni holandez, nuk lejohet hyrja nga ana e pedonales “Murat Toptani” nga policia.

Disa gra janë kapur me dhunë nga policet femra dhe janë larguar nga perimetri i sigurisë.

Në momentin e përplasjes midis një gruaje dhe polices, një grua tjetër nga turma ndërhyn për t’i thënë ta lëshojnë.

“Jam e operuar, mos më prek”, dëgjohet t’i thotë ajo polices.

Flash Lajme

Më të lexuarat