Nuk është më një ëndërr por realitet. Artistët e rinj do të kenë një sallë moderne ku mund të shpalosin talentin tyre dhe të përballen me emocionet para publikut artdashës që do i ndjekë në rrugëtimin e tyre të gjatë.

Pas rikonstruksionit total të Liceu artistik “Jordan Misja”, së fundmi ka përfunduar edhe ndërtimi i sallës së koncerteve në këtë shkollë e cila është një nga më modernet. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar fotot e para nga salla e koncerteve e cila është gati tashmë për të mikpritur koncertet.

“Nuk është render, ka mbaruar. Kur mbaroi Liceu vjet, Edi Rama u premtoi mësuesve dhe nxënësve se Bashkia Tiranë do ndërtonte një sallë model koncertesh në kohë rekord që Ermonela Jaho e Saimir Pirgu i të ardhmes ta kenë skenën e tyre të parë aty! Tirana që Duam”, shkruan Erion Veliaj.

Liceu artistik “Jordan Misja” është krijuar në janar të vitit 1947. Aktualisht aty mësojnë rreth 900 nxënës të profilizuar në degët e arteve figurative dhe muzikore, si dhe klasat e përgjithshme.  Kaluan më shumë se 3 dekada, që Liceu Artistik të rikthehet në shkëlqimin e tij ku falë investimit të Bashkisë së Tiranës dhe donatorëve, tashmë kjo vatër e kulturës ka gjithçka që duhet për të përgatitur talentet e reja.

1 nga 4

Flash Lajme

Më të lexuarat