Një pikë Western Union është grabitur mëngjesin e sotëm në qytetin e Korçës. Sipas të dhënave të para, një person i maskuar dhe me thikë në dorë ka hyrë në pikën e këmbimit valutor dhe të transfertave të parave në orën 9:00 dhe ka kërcënuar punonjësen.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 10 të qytetit të Korçës. Bëhet e ditur se nën kërcënimin e thikës, autori dyshohet se ka marrë një shumë parash, rreth 2500 euro dhe 1 mln lekë të vjetra.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes por pa mundur të kapë autorin. Pas dëshmisë së punonjëses policia është vënë në ndjekje të grabitësit.

Informacion paraprak
Më datë 29.03.2019, në orën 09:00, jemi njoftuar se në lagjen nr 10, një person i maskuar, dyshohet se nën kërcënimin e një mjeti të mprehtë, ka marrë një sasi lekësh pranë një pike transferte parash.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Flash Lajme

Më të lexuarat