Një tentativë grabitje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën e “Barrikadave”, në Tiranë. Pronari i një pike këmbimi valutor, A. Sh., 50 vjeç, ka rënë pre e grabitësve rreth orës 09:12 minuta.

Grabitësit kanë qenë dy persona, të cilët mbanin me vete një thikë dhe levë. Biznesmeni ka qenë me motorr, duke transportuar një sasi parash në bankë. Ai është kapur në befasi nga grabitësit, të cilët i kanë gjuajtur me mjete të forta. Teksa kanë hasur në rezistencën e pronarit të “Exchange”, grabitësit e kanë qëlluar atë me thikë në bark, për t’i marrë më pas çantën me para që mbante në dorë.

Ky i fundit ka mbetur i plagosur, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në ndihmë të tij ka ardhur menjëherë policia, e cila për fat të mirë ndodhej shumë pranë vendit të ngjarjes në orar patrullimi. Njëri nga dy autorët është prangosur nga policia rrugore, ndërsa tjetri është shpallur në kërkim.

Nga informacionet paraprake të policisë, mësohet se grabitësit i kanë marrë një sasi parash biznesmenit. Policia është vënë në ndjekje të grabitësit të dytë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 09:12, në rrugën e “Barrikadave” shtetasi A. Sh., rreth 50 vjeç (pronar i një pike këmbimi valutor) ka qënë duke lëvizur me motorr ndërkohë që është goditur me mjete të forta nga dy persona duke i marrë një sasi lekësh.

Reagimi në kohë i Policisë ka bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në Komisariat të njërit prej autorëve të dyshuar, ndërkohë që autori tjetër ka arritur të largohet.

Shërbimet e policisë janë vënë në ndjekje dhe po punohet për kapjen e tij.

Flash Lajme

Më të lexuarat