Një lajm i keq vjen nga Holanda, ku shumica parlamentare ka votuar pro rikthimit të vizave për shqiptarët.

Ky vendim vjen pas kërkesës së 3 partive kryesore në Holandë, të cilat pretendojnë se me rikthimin e vizave do të frenojnë sadopak bandat shqiptare të drogës.

“Shqipëria nuk është e mirëpritur në Holandë. Për më tepër, ky vendim duhet të inkurajojë vendin ballkanik të bëhet më aktiv”, shkruan media më e madhe holandeze.

Ministri Bloch e quajti këtë kërkesë të “pashpresë” po të nevojshme, ndërsa tha se pret që vendet e tjera të BE-së të mos pajtohen me këtë vendim.

Ndërsa anëtari i Parlamentit Madeleine van Toorenburg, nga partia CDA, vuri në dukje se në vitin 2017, policia e Amsterdamit dhe autoritetet e drejtësisë kërkuan që të rifillohej regjimi i vizave për Shqipërinë, shkruan fax web.

Ky vendim i Holandës duket se i jep fund dhe shpresës së Shqipërisë për çeljen e negociatave në Qershor, pasi ky shtet ka qenë përherë skeptik për zgjerimin e BE-së.

Një pjesë e konsiderueshme e krimit në Holandë zotërohet nga bandat shqiptare, dhe duket se sipas parlamentit holandez vetëm rikthimi i regjimit të vizave mund të frenojë fenomenin.

Flash Lajme

Më të lexuarat