Nisen drejt protestës së madhe të opozitës në Tiranë,përfaqësues dhe simpatizantë të PD-së së Beratit. Nisja e autobuzeve me protestues u bë përpara selisë së Partisë Demokratike të Beratit rreth orës 07:00.

Protestuesve të PD-së u janë bashkuar edhe përfaqësuesit dhe militantët e LSI-së. Nga i gjithë qarku i Beratit janë nisur mbi 1000 protestues.

Ndërkohë kryedemokrati Basha ka deklaruar se “Pjesëmarrja e lartë në protestë ka një rëndësi të jashtëzakonshme. Kërkesa jonë mbetet e pandryshueshme. Largimi i Edi Ramës dhe qeveria tranzitore. Të shpjegojmë kudo në çdo takim që ne jemi shumicë dhe duhet ta tregojmë këtë”.

Flash Lajme

Më të lexuarat