Tre anëtarë të një familjeje shpëtuan për mrekulli pasi automjeti me të cilin po udhëtonin u përplas nga treni në Pllanë të Lezhës. Kjo pikë cilësohet e rrezikshme, pasi mungon trau për të bllokuar lëvizjen ne momentin e kalimit të trenit.

Në zonën e Lezhës numërohen dhjetëra kalime të tilla në të cilat mungon sinjalistika, ndërsa trarët që bllokonin lëvizjen kanë dalë jashtë funksioni prej shumë vitesh.

Në këtë situatë qytetarët thonë se ndihen mjaft të rrezikuar, pasi këto mbikalime janë bërë burim aksidentesh ku nuk kanë munguar dhe pasojat në jetë njerëzish.

Përgjatë linjës hekurudhore Shkodër-Laç janë mbi 110 mbikalime një pjesë e të cilave të paligjshme, duke u kthyer në një rrezik serioz për jetën e kalimtareve.

Flash Lajme

Më të lexuarat