Një shpërthim tritoli është shënuar sërish në Fushë-Krujë. Sipas të dhënave të para nga policia, një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në një mobilieri në pronësi të Sh.K..

Fatmirësisht, nuk janë shënuar të lënduar, por vetëm dëme materiale, pasi shpërthimi ka ndodhur gjatë orëve të natës.

“Më datë 17.04.2019, rreth orës 23:55, në Fushë Krujë, në mobilierinë e shtetasit Sh.K., ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, për pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi Hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, sqaron policia paraprakisht.

Flash Lajme

Më të lexuarat