Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha po mban një fjalim nga Miloti para mbështetësve demokratë.

Sot nisim aktin e mosbindjes civile tha kryedemokrati pas bllokimit për një orë të pesë akseve të rëndësishme rrugore në vend.

“Mirënjohje të thellë për pjesëmarrjen tuaj të thellë. Këtë të enjte, këtu në Milot, dua të falënderoj në emrin tuaj, të gjithë protestuesit e tjerë, që nisin sot aktin e mosbindjes civile, si dëshmi dhe provë e pathyeshmërisë sonë”, tha Basha.

Kreu i selisë blu thekoi edhe një herë se në Shqipëri s’do të ketë zgjedhje më 30 qershor pasi opozita as nuk klonohet dhe as nuk shpiket.

“Më 30 qershor s’ka për të pasur zgjedhje në Shqipëri, këtë e di edhe bufi, edhe vëllai i bufit Edi Rama. Nuk ka zgjedhje pa opozitën. Ato vetëm zgjedhje nuk janë, opozita as nuk klonohet, as nuk shpiket, ka vetëm një opozitë, ajo jemi ne, e bashkuar me popullin. S’do të ketë zgjedhje më 30 qershor sepse ne jemi të vendosur të mos lejojmë më kurrë krimin elektoral, që është nëna e papunësisë dhe varfërisë. Në asnjë qendër votimi nuk do të lejojmë krimin elektoral të përsëritet. Kujdestari i zgjedhjeve s’mund të jetë përdhunuesi serial i zgjedhjeve në Shqipëri”, tha kreu i PD-së në mbyllje të mosbindjes civile.

Flash Lajme

Më të lexuarat