Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka komentuar sot për herë të parë forcën e re politike brenda të djathtës, Bindjen Demokratike të Astrit Patozit.

Duke folur për emisionin “Të Paekspozuarit” Basha tha se arsyeja e krijimit të partisë së re nga Patozi është sepse humbi karrigen.

Sipas Bashës, Patozi dhe persona të tjerë e kanë sulmuar PD-në pas largimit nga ajo, duke shkruar se krijimi i partisë së tij vjen në momentet që “Rama e ka lakun në fyt”.

“Shumë prej tyre kanë marrë mbrapsht shumëfishin e atyre që i kanë dhënë Partisë Demorkatike. Janë kthyer kundër PD-së kur kanë humbur karrigen. Që kur kanë humbur karriget, merren vetëm me PD-në dhe Lulzim Bashën. Sidomos kur Rama e ka patur lakun në fyt. Kjo parti e cila, është krijuar pikërisht, si pazari i Milotit, për të krijuar idenë se ka pjesëmarrje në zgjedhje. Zgjedhje fasadë, me parti fasadë, me opozitë fallco, nuk do të ketë”,- shprehet Basha.

Flash Lajme

Më të lexuarat