Kryeministri Edi Rama ka parashikuar të zhvillojë një takim në Shkodër dhe në Malësi të madhe. Por, pak para vizitës së kryeministrit, simpatizantë të Partisë Demokratike por edhe të forcave opozitare kanë nisur protestën duke i bllokuar rrugën.

Sakaq, burimet bëjnë me dije se protestuesit kanë vendosur të bllokojnë urën e Bahçallëkut për të mos lejuar ardhjen e Ramës në Shkodër dhe në Malësi të Madhe.

Ndërsa protestuesit ndodhen edhe tek ura e Spatharit të Vau Dejës duke bërë të mundur bllokimin e dy anëve që lidhen me Shkodrën dhe kanë vendosur që të qëndrojnë aty të cilët kanë djegur dy goma. Ndërkohë kanë bllokuar rrugën duke shkaktuar trafik dhe pamundësi në qarkullimin e automjeteve. Ndërsa, drejtuesit e automjeteve kanë konfliktuar me protestuesit të cilët kanë bllokuar qarkullimin. Por ende nuk dihet nëse kryeministri Rama do të kalojë në këtë qytet për të zhvilluar takimet e parashikuara.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All