Një kalimtar ka gjetur një trup të pajetë në Greqi. Trupi i pajetë është gjetur në zonën e Ammoudara në Heraklion.

Sipas raportimeve të mediave helene, bëhet me dije se trupi i pajetë i përket një shqiptari 29-vjeç, ndërsa identiteti i të cilit nuk është bërë ende me dije.

Në vendngjarje mbërriti policia dhe ambulanca. Ndërkohë, sipas dyshimeve të mjekëve bëhet me dije se i riu ishte përdorues droge. Ndërkohë, që vdekja e të riut u konfirmua që nga mjeku i cili shkoi me ambulancë në vendin ku u gjet trupi i pajetë i të riut shqiptar.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All