Banorët e zonës së Thethit në bashkëpunim me policinë kanë gjetur dy turistë të huaj. Turistët me inicialet E.S., dhe A.B., kishin humbur rrugën dhe mbetën të bllokuar në zonën mes qafës së Valbonës dhe Ragamit.

Sipas informacionit të policisë, turistët ndodheshin në gjendje të mirë shëndetësore. Më pas, janë transportuar nga policia dhe banorët e zonës të cilët i strehuan në një banesë.

“Në bashkëpunim me banorët e zonës, shërbimet e Policisë në orët e mbrëmjes kanë bërë të mundur lokalizimin dhe gjetjen dy turistëve E. S., dhe A. B., me shtetësi gjermane, të cilët kishin mbetur të bllokuar në zonën mes qafës së Valbonës dhe Ragamit, pasi kishin humbur rrugën.”, njofton policia.

Flash Lajme

Më të lexuarat