Një tjetër shqiptar u vra në burgun grek të Trikalasë. Dy të burgosur rusë qëlluan me thikë Ergest Alija 29-vjeç me origjinë nga Librazhdi ndërsa rrethanat e krimit ende nuk janë zbvardhur plotësisht.

Alija dyshohet se ka humbur jetën pas një përleshjeje me thika në burgun e Trikalës. Policia greke tha se i dyshuari kryesor për plagosjen dhe vrasjen e Alisë është një rus, që më pas ka tentuar të kryejë vetëvrasje. Edhe pse shqiptari u dërgua në spital, sërish nuk mundi që të shpëtonte. Ai kishte marrë plagë të rënda në gjoks, brinjë dhe këmbë. Trupi i tij u dërgua në morgun e spitalit, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore. Prokuroria e Trikalës ka nisur hetimet për ngjarjen e rëndë, raportojnë mediat në gjuhën shqipe. Një nga kushërinjtë e largët të shqiptarit që mbeti viktimë në burgun grek ka rrëfyer se prindërit e tij kishin humbur edhe dy vëllezërit e tij më të vegjël kohë më parë e tani dhimbja i ka pushtuar trefish pas humbjes së djalit të madh. Rusi që plagosi për vdekje shqiptarin më 1 maj, pasi u vetëplagos u dërgua me plagë nëpër trup në Spitalin e Ndihmës së Parë në Trikala.

Nuk dihet ende gjendja shëndetësore e rusit, të dyshuar si vrasës i Ergest Alijës. Kujtojmë se në burgjet greke, sidomos në atë të Trikalës kanë ndodhur një sërë ngjarjesh të bujshme kriminale, ku viktima kanë mbetur edhe shumë të burgosur shqiptarë.

Flash Lajme

Më të lexuarat