Një plazhin e Velipojës është plagosur një person me thikë. Në rrethana ende të paqarta mësohet se pas një konflikti me një tjetër person, është qëlluar me thikë.

Sipas njoftimit të policisë bëhet me dije se shtetasi me inicialet Vate Lisaj 43 vjeç, banues në Velipojë ka plagosur me thikë 62-vjeçarin, shtetasin me inicialet Alfons Ndoka banues në Velipojë.

Njoftimi i policisë:

Me datë 05.05.2019, rreth orës 17:50, në plazh Velipojë, ka ndodhur një plagosje me thikë Menjëherë kanë shkuar forcat e policisë të Stacionit të Policisë Velipojë dhe falë reagimit të shpejtë është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar shtetasi V. L, 43 vjeç, banues në Velipojë. Nga kjo ngjarje ka mbetur i dëmtuar shtetasi A. N. 62 vjeç, banues në Velipojë, i cili po dërgohet në Spitalin Rajonal Shkodër Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All