Në kuadër të kontrolleve të befasishme, policia në Qarkun e Fierit ka arrestuar një shtetas si dhe 3 të tjera procedohen penalisht.

Në vijim të kontrolleve të befasishme në të gjithë Qarkun Fier për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personave që vijojnë ende të ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshëm të lojërave të fatit, policia goditi 2 raste në qytetin e Lushnjës dhe 2 raste në Fier, thuhet në njoftimin e policisë.

Njoftimi i policë:

Operacion për goditjen e veprimtarisë së kundraligjshme të lojrave të fatit.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Gambling”. Arrestohet në flagrancë 1 shtetas dhe 3 të tjerë procedohet penalisht pasi ushtronin aktivitetin e kundraligjshëm të lojrave të fatit. Në vijim të kontrolleve të befasishme në të gjithë Qarkun Fier për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personve që vijojnë ende të ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshëm të lojrave të fatit, policia goditi 2 raste në qytetin e Lusnjes dhe 2 raste në Fier.

*Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin: M.S, 23 vjeç, banues në Lushnje. U sekuestruan në cilësinë e provave materiale 2 aparatura elektronike të lojrave të fatit, 6 valixhe të mbushura me çipsa, 1 tavolinë pokeri si edhe 150 euro të dyshuara të falsifikuara. Arrestimi i këtij shtetasi u bë për veprat penale “Falsifikim i monedhave”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagim i taksave dhe tatimeve”, “Organizimi i llotarive sportive dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara” pasi në ambientin e lokalit të marë me qera prej tij, ushtronte aktivitetin e kundraligjshëm të lojrave të fatit.

*Në kuadër të këtyre kontrolleve, u procedua penalisht për veprat penale “Organizim i llotarive të pa lejuara” dhe “Vënia në dispozicion i lokaleve për lojra të pa lejuara” shtetasi: G.Ç, 44 vjeç, banues në Lushnje. Në lokalin në pronësi të këtij shtetasi u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 tavolina pokeri, 12 pako letra bixhozi, 3 njësi kompjuterike, 1 printer, 2 monitor, 2 tableta dhe 1 laptop të cilat shërbenin për ushtrimin e aktivitetit të kundraligjshëm të lojrave të fatit. *Gjithashtu, u proceduan penalisht për “Fshehje të të ardhurave” dhe “Organizim të palejuar të lojrave të fatit” shtetasit: V.Gj, 29 vjeç, banues në Fier. G.B, 29 vjeç, banues në Fier. Procedimi ndaj këtyre shtetasve filloi pasi organizonin lotari të palejuara nëpërmjet telefonit. Policia e Shtetit fton cilindo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital”, çdo veprimtari të tillë të kundraligjshme.

Flash Lajme

Më të lexuarat