Gjykata Apelit për Krime të Rënda la në fuqi vendimin për grupin që trafikoi 2.5 ton drogë në Itali dy vite më parë.

Kështu, Apeli la në fuqi edhe dënimin me nga 2 vite burg për punonjësit e doganës, Gëzim Dervishi, Agron Kapllani dhe Milahil Hila, për këtë të fundit u vendos pezullimi i dënimit të mbetur duke kaluar shërbim prove.

Në fuqi u la edhe dënimi për trafikantët me 15 vite për Euron Hotin dhe 13 për Malton Lleshajn.

Ndërsa për bashkëpunëtorin e drejtësisë u la në fuqi dënimi me 2 vite.

Flash Lajme

Më të lexuarat