Janë gjetur sot nënë e bijë nga Shqipëria, të cilat shpallën të zhdukura më datë 2 prill në Doncaster, South Yorkshire.

Policia britanike bën me dije se Sebjana Myzeqari 24 vjeç dhe vajza e saj, Enisa 2 vjeç, janë gjetur në gjendje të mirë shëndetësore.

BBC raporton se ato janë gjetur mbrëmjen e ditës së enjte. Mbeten ende të panjohura shkaqet përse nënë e bijë humbën gjurmët në mënyrë të mistershme.

Alarmin për zhdukjen e saj dhe të vajzës e dha personi që i kishte dhënë shtëpinë me qira. Në këtë shtëpi në Chequer Road jetonte prej tre vitesh Sebjana Myzeqari dhe vajza e saj.

Raportohet se nënë e bijë bënin një jetë të izoluar, dhe kishin pak miq në qytet.

Flash Lajme

Më të lexuarat