Pas deklaratës së dy partive kryesore të qeverisë gjermane, kryedemokrati Lulzim Basha, reagon duke theksuar se opozita mirëpret angazhimin e Gjermanisë për zgjidhjen e krizës.

“Mirënjohje Gjermanisë mike dhe mbështetëse të Shqipërisë, për vëmendjen dhe shqetësimin ndaj problemeve që kanë penguar integrimin evropian, si mungesa e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, lidhjet e politikës me krimin, mungesa e luftës ndaj krimit dhe korrupsionit.

Në emër të PD dhe të Opozitës së Bashkuar konfirmoj gatishmërinë tonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe mirëpres angazhimin e Gjermanisë mike për zgjidhjen e kësaj krize dhe hapjen e rrugës evropianë të Shqipërisë”, shkruan Basha.

Flash Lajme

Më të lexuarat