Arrestohet një 18-vjeçar pasi kultivonte fidanë kanabisi. Policia ka sekuestruar 160 kubikë dhe fidanë kanabisi të gjetur në një zonë të pyllëzuar në Orenjë të Librazhdit.

Sipas njoftimit të policisë, bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi me inicialet E.S.

, 18 vjeç banues në Tiranë, si dhe u shpall në kërkim edhe një person tjetër si autorë i dyshuar i tentativës për kultivimin e bimëve narkotike.

Njoftimi i policisë

Vijon kontrolli i pandërprerë i territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Në vijim të kontrollit të territorit si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë policore se në një zonë të pyllëzuar në njësinë Administrative Orenjë, Librazhd dy shtetas kishin kultivuar fara kanabis në kubikë dhe po përgatiteshin për ti kultivuar në tokë, shërbimet e Komisariatit Librazhd ushtruan kontroll, ku gjetën dhe sekuestruan rreth 160 kubikë dhe fidanë kanabis.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit E.S., 18 vjeç, banues në Tiranë , si dhe u shpall në kërkim edhe një person tjetër si autorë të dyshuar të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit Mëxixë, shtetasi P.I, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”

Vijon puna intensive për kapjen e autorëve si dhe dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprimet e mëtejshme.

Flash Lajme

Më të lexuarat