“Më pyesin gazetarët ç’mendim kam lidhur me bisedat e përgjuara telefonike, që tregojnë se si drejtuesit e BDI-së na shajnë me të gjallë e të vdekur dhe si tallen me shqiptarët e Maqedonisë?! Vallë meritojmë diçka tjetër, përpos sharjeve e përbuzjes ne, të cilëve na ndodhi ‘Sopoti’, ‘Brodeci’, ekzekutimi i Harun Aliut me shokët, ‘Enciklopedia maqedonase’ që fyente shqiptarët, ‘Monstra’, ‘Shkupi 2014’, nata tragjike e Kumanovës…, e që vazhduam t’i votonim kryesuesit e BDI-së, ata që kurrë nuk e fshehën përbuzjen dhe mospërfilljen ndaj popullit të vetë!? Dhe a ka sharje më të mëdha se sa mospërfillja e përbuzja që ata tregonin ndaj nesh, duke na trajtuar si një turmë që harron të keqen që ia bënë sot, vetëm nëse nesër i afron pak ‘tagji’ nga ‘grazhdi’ shtetëror!? Sikur ata ta dinin se ne nuk e falim përbuzjen, se nuk shitemi për një ‘thes me miell’ dhe se nuk e harrojmë të keqen që na e bëjnë ata që vlerë të vetmen kanë votën e popullit, drejtuesit e BDI-së lë që prej moti nuk do guxonin ta kërkonin përkrahjen tonë, por as që do u shkonte ndërmend të hapnin seli partiake nëpër vendbanimet shqiptare! Andaj unë nuk ndjehem keq pse më shajnë e më përbuzin, por pse nuk na u dhimbsën të rinjtë shqiptarë, që viteve të kaluara u gjakosën e u burgosën, e ne në heshtje i harruam, duke u duartrokitur e duke i votuar ata që duhej të na mbronin, ata që me vite ndërtonin regjimin antishqiptar DPMNE-BDI, regjim që ngriti shtet për kriminelë e huliganë, ata që edhe sot, me votën tonë, janë bërë pjesë e ‘qeverisë reformuese’ të LSDM-së dhe që e vazhdojnë talljen dhe përbuzjen ndaj nesh duke thënë se do bëjnë ‘pastrime partiake!” (Kim Mehmeti)

Flash Lajme

Më të lexuarat