Në të gjitha shkollat e mesme në Maqedoninë e Veriut të hënën dhe të martën (17 dhe 18 qershor) fillon afati i parë i regjistrimit për vitin shkollor 2019-2020.

Rezultatet e regjistrimit do të shpallen më 19 qershor.

Afati i dytë për regjistrim do të jetë më 24 dhe 25 qershor, ndërsa i treti më 1 korrik.

Në bazë të konkursit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës janë paraparë 35.690 vende, prej të cilave 24.581 në gjuhën maqedonase, 10.123 në gjuhën shqipe, 952 në gjuhën turke dhe 34 në gjuhën serbe. Në gjimnaz janë parashikuar 10.713 vende të lira. Për arsim profesional në kohëzgjatje prej katër viteve janë siguruar 18.365 vende të lira, për arsim profesional në kohëzgjatje trevjeçare 5490, ndërsa për arsim profesional në kohëzgjatje dy vjeçare ka 408 vende.

Flash Lajme

Më të lexuarat