Për të nëntën herë me radhë organizata “El hilall” dërgon 45 fëmijë nga kategoritë sensitive në ekskursion në qytetin e Bursës dhe Stambollit. Së bashku me fëmijët udhëtojnë edhe 5 edukatorë, bëjnë të ditur nga Organizata Humanitare “El-Hilall”.

“Ky udhëtim ka një karakter edukativo – arsimor dhe realizohet në Turqi. Nëpërmjet këtij aktiviteti ne i mundësojmë kësaj kategorie t’i vizitojnë dy qytete shumë të rëndësishme, Bursën dhe Stambollin, në aspektin e trashëgimisë kulturore. Bursa është nën mbrojtjen e UNESKO-s. Prej këtij viti, ky aktivitet i yni në bashkëpunim me Bursën ka karakter ndërkombëtar”,- tha kryetari i organizatës, Behixhudin Shehapi.

Fëmijët shprehen të kënaqur që do të vizitojnë disa vende të Turqisë.

“Është hera e dytë që shkoj me Shoqatën “El hilall” në Turqi. Jam shumë i kënaqur nga kjo shoqatë. Herën e parë kur kam qenë në Turqi kam njoftuar shumë shokë dhe shoqe”,- tha një fëmijë.

“Kur kam qenë herën e parë shumë më ka pëlqyer. Kemi parë bukuritë e Stambollit dhe Bursës”,- theksoi një fëmijë.

“Surprizat shpresoj se nuk do të jenë sikur herën e parë. Mendoj se do të jetë edhe më mirë. Herën e kaluar ka qenë shumë bukur edhe këtë vit po shkojmë në Turqi. Një javë do jemi në Stamboll dhe 1 javë në Bursë”,- u shpreh një fëmijë. Nga kjo organizatë theksojnë se këtë herë janë përfshirë edhe fëmijët nga Kumanova dhe Gostivari.

Flash Lajme

Më të lexuarat