VMRO-DPMNE-ja opozitare përmes një komunikate për media kanë hedhur akuza ndaj Qeverisë së Zoran Zaev, duke konsideruar se ndryshimi i ministrit të finansave dëshmon për siç thonë, katastrofën që LSDM-ja i’a solli ekonomisë së vendit.

Siç thonë nga kjo parti, LSDM ka pranuar se në dy vitet e fundit po vjedhë paratë e popullit dhe po i varfëron qytetarët.

Nga VMRO thonë se Maqedoninë e presin ditë edhe më të zeza sepse siç thanë, ministri i ri i finansave Zoran Zaev është një kriminel i falur për krim finansiar dhe familja e të cilit po vjedhë shtetin.

“Zaev është shumë më afër vjedhjes së parave të qytetarëve tani, ndërsa Qeveria e cila shkatërroi ekonominë manipulon me qytetarët se po u kthen paratë dhe promovon masa për kthim të TVSH-së nga e cila përfitim kanë vetëm të pasurit. Nga kjo masë, një familje mesatare katër anëtarëshe do të fitojë vetëm 156 denarë në muaj apo 1872 denarë në vit. Kjo është shumë larg nga 30.000 denarët e premtuara me të cilat Zaev premtoi se qytetarët mund t’ë kthejnë kredite apo të renovojnë shtëpitë e tyre”, thuhet mes tjerash në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.

Nga VMRO konsiderojnë se për të arritur deri 30.000 denarë TVSH, qytetarëve u duhet përplot 16 vite. Nga kjo parti kërkojnë nga LSDM sa më shpejtë të ikin nga Qeveria me qëllim që siç thonë, ekonomia e vendit të ecë përpara.

“LSDM ka vjedhur qytetarët dhe dëshmoi se nuk mund të sjellë standard më të mirë e as masa reale me të cilat qytetarët mund të jetojnë më mirë. Jeta që e premtoi Zaev në fakt u shndërrua në varfëri të skajshme. Për këtë LSDM dhe Zoran Zaev duhet sa më shpejtë të ikin që të mund ekonomia e vendit të ecë përpara”, thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së, shkruan Zhurnal.

Flash Lajme

Më të lexuarat