Komisioni Rregullator për Energjetikë sot pritet të publikojë çmimin e ri të energjisë elektrike, që do ta përllogaritë kompania e sapoformuar “EVN Houm”.

Sipas ligjit të ri për energjetikë, KRRE nuk e cakton më çmimin e rrymës për Centralet e Maqedonisë së Veriut (CMV).

Centralet shtetërore tani kanë për obligim të ofrojnë të paktën 80% nga prodhimtaria e tyre për “EVN Houm”, përcjellë Alsat-M.

Por, çmimi do të vërtetohet në bazë të kushteve të tregut. Në përllogaritjen e “EVN Houm” që do ta dorëzojë pranë Rregullatorit, përveç shpenzimit për furnizimin me rrymë nga prodhuesit e autorizuar që marrin pjesë me 50%, bën pjesë edhe shpenzimi për shpërndarjen e rrymës, shpenzimi i operatorit në tregun e energjisë elektrike (MEPSO), por edhe marzha prej 11,5% që u zgjodh si më e ulëta në tenderin për furnizuesin universal.

Drejtori i KRRE-së nuk pret ndonjë ndryshim drastik të çmimit.
“Sinqerisht nuk besoj se çmimi do të jetë mbi 36,9 euro për megavat/orë. Gjithashtu, ndikim ndaj çmimit do të ketë edhe shpenzimi për blerjen që do ta ketë furnizuesi universal nga prodhuesit e autorizuar të rrymës”, theksoi Bislimovski.

Flash Lajme

Më të lexuarat