“Po kanë arritur zëra deri te unë si dhe deri te opinioni dhe nuk ndalova deri këtu. Pyeta, kontrollova përmes institucioneve dhe thanë se po kryhen hetime. Hetimi do t’i tregojë rezultatet, nuk dëshiroj të akuzoj askënd dhe më vjen mirë që po kryhet hetim në bazë të zërave ose në bazë të ndonjë akuze konkrete”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev në seancën e sotme kuvendore duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për supozimet për para të ofruara nga një biznesmen dhe ish kryetar komune të një komune të Shkupit nga ana e një pronari televizioni me pseudonimin Koki.

“Dashtë Zoti të ketë dëshmi që kjo punë të zbardhet. Jam në dispozicion nëse mundem të ndihmoj, të dërgoj institucione pa dallim se a është kryetar aktual ose ish kryetar komune, biznesmen. Ky është shkak edhe më i madh që të jap kontribut në luftën kundër korrupsionit, reketimit, krimit ose çfarëdo lloj pune të paligjshme”, tha Zaev në pyetjen e deputetit Antonio Milloshovski.

Në pyetjen shtesë të deputetit, se a e din se për kë bëhet fjalë për pseudonimin e personit të dytë i cili ka punuar në tandem me Kikin, për të cilin flet se është funksionar i lartë partiak i LSDM-së, me të cilin kanë kërkuar nga kryetarja e tyre e komunës me shantazh që të sigurojë lokacion falas dhe leje për ndërtim dhe mospagesë të shërbimeve komunale në vlerë prej një milionë euro për kthim për shërbimeve mediale, Zaev tha se nuk ka për qëllim që të amnistojë para kohe persona për çfarëdo lloj pune, por se është dëgjuar me atë kryetare komune, përpjekja është konfirmuar, por tha aspak nuk ka është realizuar një vepër e tillë.

“Unë supozoj, por edhe i gjithë opinioni, se bëhet fjalë për veprim i cili ka ndodh para një viti. Ka hetim, persona të caktuar ishin që të kërkonin lokacion dhe të kërkojnë lirim për shërbimet komunale për shkak të interesit publik të qytetarëve. Janë refuzuar sepse së pari nuk ekziston lokacion i tillë, ndërsa e dyta nëse ekziston edhe në të ardhmen nëse organizohet lokacion i tillë, këshilli është kompetent se a do të japë lirim për shërbime komunale varësisht interesit publik. Domethënë aspak nuk është realizuar një vepër e tillë. Ka ndodhur një veprim i tillë, kishte kërkesë ndoshta nga persona të tjerë. Por kërkohej lokacion për shtëpi të pleqve dhe urbanizim të një lokacioni të caktuar, që absolutisht është e pamundur sepse kjo shkon me Plan të përgjithshëm, ndërsa Plan të përgjithshëm Manastiri nuk ka qëllim të bëjë për shkak të ndryshimit të lokacionit. Kompetencat janë të këshillit, por ka hetim dhe ai duhet të vërtetojë se për cilin bëhet fjalë. Ligji duhet të vlejë njëjtë për të gjithë, ndërsa nëse nuk ka argumentim dhe dëshmi secili duhet të përgjigjet. Pa marrë parasysh se a është ai anëtar i udhëheqësisë së lartë të LSDM-së; a është anëtar i familjes Zaev, a është pronar i ndonjë medie, a është bartës i pushtetit”, tha Zaev. /MIA

Flash Lajme

Më të lexuarat