Naser Raufi, avokati mbrojtës i të akuzarve të rastit “Monstra” pas paralajmërimit të prokurores speciale Fatime Fetai, se do të dëgjohen përgjimet që i posedojnë në lidhje me vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smilkovës, ai theksoi se pas dëgjimit të tyre do të vërtetohet se të akuzuarit nuk e kanë kryer veprën, gjegjësisht nuk i kan vrarë fëmijët dhe peshkatarin natën e kobshme.

Neve si palë mbrojtëse na gëzon fakti që PSP ka paralajmëruar “bombat”, se ato do të jenë pjesë e dëshmive materiale në procedurë. Ne si palë mbrojtëse shpresojmë se ato përgjime do të na ndohmojnë të dëshmojmë të kundërtën ka thënë Naser Raufi.

Ai ka theksuar se pas dëgjimit do të mund ti përdorin përgjimet e paligjshme si dëshmi të tyre me qëllim që të vërtetohet se të akuzuarit nuk e kanë kryer një vepër të tillë.

Për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smilkovës më 12 prill 2012, ku u gjetën të vrarë: Kire Triçkovski, Filip Slavovski, Cvetanço Ackovski, Aleksandar Naqevski dhe peshkatari Borçe Stefanovskio, me burgim të përjetshëm janë dënuar të akuazaurit Alil Demiri, Afri dhe Agim Ismajloviq, Ezim dhe Haki Aziri si dhe Sami Luta.

Gjykata Supreme në dhjetor të 2017 ka ndërprerë aktvendimet, dhe ka liruar nga burgu të dënuarit: Agim Ismajloviq, Haki Aziri, Sami Luta dhe Fejzi Aziri, ku u caktoi masë kujdesi. Pas shfuqizimit të akvendimit, rastin “Monstra” e ka marrë përsipër PSP-ja, ku u kthye për rigjykim.

Flash Lajme

Më të lexuarat