Njohësi i zhvillimeve politike dhe ish-ministri i financave, Xhevdet Hajredini ka komentuar përgjimet e fundit që po publikohen nga kërçovari në diasporë, Sheqerim Ahmeti i njohur si El Cheka.

Ja postimi i tij në facebook:

Asnjë ndryshim nuk ka ndërmjet “bombave” të Zaevit nga ata të El Çekës.Me të parat kryesisht u zbulua vetëm krimi dhe korrupsioni i kreut të VMRO-s, kurse me të dytat është duke u zbuluar krimi dhe korrupsioni i kreut të BDI-s.
Duke e ushtruar në këtë menyrë gjatë kohë pushtetin e përbashkët, krerët e këtyre partive e sollën shtetin në krizë të thellë nga e cila mezi doli vetëm me ndihmën e faktorit të jashtëm.
Aktualisht jemi dëshmitarë se si këta të BDI-s përpiqen, jo t’i mohojnë, por t’i injorojnë “bombat” dhe fajin t’ia hudhin atij që i publikon.
Sa për krahasim, në Austri, për shkak se u publikua vetëm një “bombë” për zv.Kancelarin, dha dorheqje qeveria dhe u shpallën zgjedje të parakohëshme.
P.S.
Mandej, Evropa e paska fajin pse nuk na e jepë “rekomandimin e pastër si kristali” të datës për fillimin e negociatave.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All