Pas pak ditësh në këtë sezon veror pritet të realizohen mbi 500 dasma në Strugë dhe rrethinën e saj ku me miliona e miliona euro do ti sjellin bizneseve në Strugë, falë edhe ardhjes së mërgimtarëve strugan,shkruan Struga Ekspres.

Dasmat dhe gëzimet familjare gjallërojnë Strugën për tre javë verore.

Në Strugë sallonet dhe lokalet e dasmave janë të rezervuara që vitin e kaluar.

“Vështirê se gjen ndonjë lokal pêr këtë vit, ato duhet të rezervohen një vit më parë”,shprehet një qytetar.

Në Strugë ka dhjetra e dhjetra lokale dasmash, të cilat janë të rezervuara çdo ditë në kohë dasmash.

Në Strugë dasmat realizohen në kohën e pushimeve kur kanë mërgimtarët strugan, prandaj të gjithê duan ti bëjnë dasmat në këtë periudhê verore prej 3 javësh.

Realizimi i mbi 500 dasmave në Strugë për tre javë ështê një rekord që mban ky qytet prej disa vitesh.

(Struga Ekspres)

Flash Lajme

Më të lexuarat