Drejtori i NP Hekurudhat e Maqedonisë dhe infrstruktura, Irfan Asani nuk pajtohet me vendimin e Qeverisë që ai të shkakrohet nga detyra. Në mesin e 50 drejtorëve të cilët i kapi Fshesa është edhe Asani, por ky i fundit thotë se për të duhet të vendos Këshilli drejtues i ndërmarrjes përkatëse dhe jo Zaev.

AI thotë se nuk ka arsye që të shkarkohet. Sic u shpreh Qeveria i ka ofruar pozitë tjetër por ai nuk ka pranuar.

“Nuk jam personalisht karrierist i sëmur siç janë një numër i madh i njerëzve që nuk din të përfundojnë me mandatet që marrin një pas një dhe është shumë e thjeshtë ajo që unë them se nëse nuk jam i mirë për të bërë një punë nuk mund të jem i mirë për të bërë një punë tjetër e konsideroj se e gjithë kjo është një mashtrim edhe për ato që do të bëhen atje edhe për tjerët që pranojnë të hynë kështu në fakt në kombinime tjera”, deklaroi Irfan Asani Drejtor i NP “Hekurudhat e Maqedonisë”.

https://www.facebook.com/tv21hd/videos/630871917402440/

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All