Drejtori i NP “Hekurudhat e Maqedonisë dhe infrstruktura”, Irfan Asani nuk e ka ndërmend të largohet nga detyra edhe pse në postin e tij BDI ka emëruar një kuadër tjetër.

Ai pësoi nga “fshesa” e kryeministrit Zoran Zaev, pas një mandati 10 vjeçar, por që thotë se ka bërë shumë punë dhe suksese.

Asani i njohur si komandant i UÇK-së  thotë se për të duhet të vendos Këshilli drejtues i ndërmarrjes përkatëse dhe jo Zaev. Hapin tjetër përmend gjykatat lidhur me fatin e tij. Ditëve të ardhshme pritet të vendoset rreth kësaj drejtorie dhe se a do të ulet drejtori i ri Festim Alili. (INA)

Flash Lajme

Më të lexuarat