I dyshuari kryesor në rastin “Reket”, Bojan Jovanovski – Boki13 sot është dërguar në klinikën e Shkupit, pasi që më parë kishte caktuar operimin, bëjnë të ditur nga burgu i Shutkës.

Boki 13 dhe një biznesmen tjetër janë të dyshuar për përfitim të shpërblimit për ndikim të paligjshëm, dhe për pastrim parash.

Ata i kërkuan para një biznesmeni të dyshuar nga Prokuroria Speciale për tia ndërprerë procedurën e lëndës. Nga biznesmeni kërkonin 8 milionë euro, ndërsa përfituan 1.5 milionë euro. (INA)

Flash Lajme

Më të lexuarat