Gjykatësja Vesna Dimishkova ka refuazuar Bujar Osmani për të vizituar ish ushtarin e UÇK-së, Tomor Morina në burgun hetues të Shutkës në Shkup.

“Po është e vërtetë, gjykatësja Vesna Dimishkova ka refuzuar kërkesën e Bujar Osmanit për ta vizituar Tomor Morinën në Shutkë”, deklaroi për Gazetën Lajm avokati i Morinës, Naser Raufi.

Ai thotë se Morina pritet të lirohet nesër ose pasnesër.

Ndërkohë bashkëluftëtarë të Tomorit dhe burime nga organizatat e UÇK-së nga rajoni i Dukagjinit kanë thënë për Gazetën Lajm se as a nuk ka pasur ndërmend ta pranojë Osmanin në vizitë, pasi e ka kuptuar që dëshiron ta keqpërdorë këtë vizitë për politikë ditore.

Pavarësisht kërkesës për ekstradim në Serbi, Ish-ushtari i UÇK-së Tomor Morina pritet që nesër të lëshohet nga paraburgimi.Kështu paralajmëron avokati i tij Naser Raufi, i cili thotë se pret vendim pozitiv të gjykatëses ndaj kërkesës që ai ka bërë, për mbrojtjen në liri të klientit të tij, Morinës(INA)

Flash Lajme

Më të lexuarat