Ka përfunduar kontrolli i telefonit celilar të prokurores speciale Katica Janeva.

Bëhet fjalë për telefonin që një kohë ishte i humbur dhe se ishte thënë se ai kishte humbur në Beograd.

Në këtë celular “të humbur” siç bëhet e ditur nuk ishte gjetur asgjë, ndërsa në të parin “asgjë të veçantë”, thonë nga Prokuroria Publike.

Hetimi do të vazhdojë në gjysmën e dytë të gushtit atëherë kur prokurorët të kthehen nga pushimi.

Pas udhëzimeve të dhëna nga Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupcionit, më 23 të këtij muaji u gjet celulari i dytë i Janevës.

Ai ishte gjetur tek motra e të dashurës së djalit të Janevës.

Celularët janë konfiskuar me qëllim inspektimit dhe vërtetimit nëse ka patur komunikim me të dyshuarin e parë në rastin “Reket”, Bojan Jovanovski.

Flash Lajme

Më të lexuarat