Fotografitë, përveç në Gostivar, nuk janë aspak të ndryshme edhe në zyrën bashkiake në Labunishtë të Strugës, si dhe në Vitolishtë të Prilepit. Nga zyra rajonale në Prilep kanë dërguar edhe kërkesë deri te Drejtoria për Udhëheqjen e Librave Amë për sanim të pjesshëm të ndërtesës

Shkup, 6 gusht – Objekte të vjetra, çati të cilat rrjedhin, dritare dhe dyer të thyera, rrallë kush do të mendonte se në hapësira të tilla udhëhiqen të dhënat personale të qytetarëve të shtetit. E kjo është fotografia në numrin më të madh të gjithsej 239 zyrave bashkiake në të cilat udhëhiqen librat amë të të lindurve, të kurorëzove dhe të vdekurve. Më kritike është gjendja në zyrat bashkiake të cilat janë nën njësinë rajonale në Gostivar.

“Bëhet fjalë për objekte të cilat janë shumë të vjetra, nuk janë mirëmbajtur, nuk janë rinovuar asnjëherë. Në periudhën e dimrit regjistruesit ngrohen me dru për ngrohje, që, shkakton rrezik të madh për pasoja të padëshiruara, gjegjësisht që të shpërthejë zjarr. Në disa zyra bashkiake çatitë pjesërisht janë shkatërruar dhe gjatë reshjeve të mëdha të shiut ose borës vjen deri te derdhja e ujit në objekt”, thotë Toni Milloshovski nga Sindikata e Drejtorisë për Udhëheqjen e Librave Amë, i cili shton se ka shumë zyra të tilla, të cilat iu ngjajnë stallave. Fotografia nuk është aspak e ndryshme edhe në zyrën bashkiake në Labunishtë të Strugës, si dhe në Vitolishtë të Prilepit. Nga zyra rajonale në Prilep kanë dërguar edhe kërkesë deri te Drejtoria për Udhëheqjen e Librave Amë për sanim të pjesshëm të ndërtesës.

“Ka disa zyra të cilat vetë organizohen që t’i përmirësojnë kushtet për punë. Ndodh që regjistruesit të kërkojnë donacione nga persona ose firma private që të ndihmojnë në rinovimin e hapësirave në të cilat punojnë me qëllim që të mund të funksionojnë pa vështirësi të punës”, sqaron Milloshevski. Problemet e tilla, sipas Milloshevskit, kanë filluar nga një janari i vitit 2010, kur Drejtoria për Udhëheqjen e Librave Amë u nda nga MPB-ja.

“Drejtoria për Udhëheqjen e Librave Amë, si institucion shtetëror është ndarë nga Ministria e Punëve të Brendshme në vitin 2010, me çka, sipas meje, është bërë gabim i madh. Me vetë ndarjen, Drejtoria është transferuar nga objektet e MPB-së në objekte të tjera jo adekuate, pa kurrfarë sigurie të të punësuarve dhe të dokumenteve të cilat janë në kompetencë të saj. Unë mendoj se problemi me sigurinë e të punësuarve dhe dokumenteve të të gjithë qytetarëve do të tejkalohet nëse kthehemi nën MPB”, vlerëson Milloshevski. Drejtoria për Udhëheqjen e Librave Amë punon përmes tetë reparteve të saja rajonale, 26 zyra bashkiake dhe 239 zyra bashkiake në vendbanimet rurale.

Flash Lajme

Më të lexuarat