Bashkësia Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut ka uruar të gjithë besimtarët me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Në emrin e kryetarit të Bashkësisë fetare islame, urimin e sivjetshëm, me rastin e festës së myslimanëve, Kurban Bajramin, e përcolli dekani i Fakultetit të shkencave islame, profesor doktor Shaban Efendi Sulejmani.

Në urimin thuhet se kjo festë është festë e dashurisë dhe respektit mes besimtarëve, ndjenja që për momentin i ndajnë milion njerëz dhe haxhinj nga Maqedonia që ndodhen në Haxhillëk. Mes tjerash thuhet se kjo festë na rikujton se duhet t’i ndihmojmë të tjerëve.

Ai theksoi se në këtë ditë feste, me ose pa dashje, po vërehet një hije e pakënaqësisë që po prek qytetarët.

Sipas tij, këtë Kurban Bajram do ta festojmë në një atmosferë zymtësie që e ka kapluar vendin tonë dhe detyrimisht po reflekton edhe mbi besimtarët myslimanë. Është dërguar apel edhe deri te politikanët që seriozisht të mendojnë dhe të merren me problemet që çdo ditë përballen qytetarët në këtë vend, siç janë varfëria, gjendja ekonomike, krimi dhe korrupsioni.

Flash Lajme

Më të lexuarat