Ibrahim Dehari ditë më parë u përfol se është propozuar për ministër për investime të huaja në kabinetin qeveritar të kryeministrit Zoran Zaev, por sipas Alsat-M ai ka refuzuar këtë post që i është ofruar nga dega e Tetovs.

Sipas Alsat-M, Dehari ka refuzuar këtë post, nën arsyetimin se kjo është një ministri sa për ti plotësuar apetitet politike dhe se nuk do sjell asnjë të mirë për shoqërinë.

Por ndaj këtij vendimi ka qenë kundër edhe dega e BDI-së në Tetovë. Nga kjo degë shprehen se ndjehen të anashkaluar pasi nuk kanë asnjë ministri në Qeverinë aktuale të udhëhequr nga Zoran Zaev.

Në vend të Deharit është nominuar Hisen Xhemaili, i cili më parë ka qenë ish-deputet, anëtar i këshillit të përgjithshëm të BDI-së dhe ka kryer funksione tjera partiake. (INA)

Flash Lajme

Më të lexuarat