Pas deklaratës së Jusuf Bilallit, prindit tetovar për Alsat-M se deputeti i BDI-së, Xhevat Ademi ka shtënë me ar më e që ka pësuar djali i tij, ende nuk ka prononcim të autoriteteve përgjegjëse hetimore, por edhe të deputetit Ademi, që dy ditë më parë hodhi poshtë një mundësi të tillë.


“Kam qenë dëshmitar dhe e kam vërejt situatën. Xhevat Ademi si deputet në atë nahi ka gjuajtur të parën herë i vetëm, jo njëherë, por disa herë, pas asaj ka ardhur kushëriri i tij që është ulur afër tij dhe pas disa minutave ka gjuajtur edhe ai. Pas disa minutave kanë gjuatur të dy. Rasti i fatkeqësisë ndodhi pasi që i kryqëzun revolet. Djali i Xhevatit ishte ulur babait të tij dhe djali im erdh u ul pranë meje dhe shikonte si ato gjuanin. Për një moment ato bisedonin me revole në dorë. Deputeti i ka ra revoles në tavolinë dhe kam vërejtur se ka godit djalin e tij dhe unë si mjek jam ngrit prej tavoline që ti ndihmojë djalit të tij. Kur kam arritur afër djalit tij, djali im më ka thënë: o babi mua më vranë”, theksoi Jusuf Bilalli, duke shtuar se rasti është dhënë në organet e rendit, ku ai ka dhënë deklaratë. Sipas tij, nuk është thirr dasmori dhe nuk po thuhet e vërteta se çfarë ka ndodhur.
Por deputeti Xhevat Ademi ka mohuar se ka shtënë me armë dhe se ai ndjehet fajtor.
“Është e vërtetë se unë dhe familja ime kemi qenë pjesëmarrës në këtë aheng familjar ku dhjetëra persona në mënyrë të pahijshme kanë gjuajtur me ar më, por nuk është aspak e vërtetë se kam gjuajtur edhe unë. Unë dhe familja ime kemi qenë të ulur në një tavoline dhe i biri im ka qenë i ulur përballë meje, ndërkohë që e ka goditur në shpinë. Kjo që tregon se edhe po të kisha gjuajtur unë, plagosja e tij nuk do ishte e mundur sepse biri im ka qenë ulur përball meje”-tha Xhevat Ademi, deputet i BDI-së, duke shtuar se kërkon që autoritetet të zbardhin rastin.
Partitë e opozitës dje reaguan pas deklaratës duke kërkuar përgjegjësi nga MPB dhe Prokuroria e Tetovës që po e heton rastin. Ato theksuan se këto dy institucione duhet të flasin dhe të thonë të vërtetën.
MPB po ashtu pritet të deklarohet edhe njëherë lidhur me këtë rast ku dy të rinj morën plagë si pasojë e të shtënave në një dasëm në Reçicë të Tetovës. (INA)

Flash Lajme

Më të lexuarat