Një incident ka ndodhur dje pasdite me tifozët e ekipeve maqedonase në komunën e Debarcës në kuadër të Ligës së Tretë të Futbollit në Maqedoni. Policia e rajonit të Ohrit ka reaguar para se të përfundonte ndeshja dhe arrestoi disa tifozë të Volinos, gjegjësisht banorë të këtij fshati.

Banorët e fshatit Volinës vendosën barrikada në dalje të fshatit, teksa policët përpiqeshin t’i çonin në stacionin policor në Ohër, pas së cilës një automjet policor nuk mund të dilte nga fshati. Ka reaguar edhe kryetari i komunës së Debarcës, Zoran Nogaçeski, me qëllim që të qetësojë palët dhe të sigurojë banorët e Volinos se asgjë nuk do të ndodhte me të ndaluarit, u fut në makinën e policisë dhe u dërgua në stacion bashkë me ta.(INA)

Flash Lajme

Më të lexuarat