Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski tha sot se grupet e punës të LSDM-së në pushtet dhe opozitës OBRM-PDUKM janë shumë afër dakordimit për Ligjin për Prokurorinë Publike, dhe shtoi se kanë mbetur për t’u zgjidhur dy ose tre pika, të cilat liderët e dy partive kryesore politike kërkojnë kompromis.Pendarovski theksoi se çelësi për të arritur një marrëveshje është vullneti politik i palëve.

Në rast të dështimit të negociatave, vendimi për caktimin e një date për negociatat nuk do të rrezikohet, argumenton Pendarovski, sepse kjo çështje u zgjidh duke transferuar lëndët në Prokurorinë Themelore Publike. Kryetari i shtetit përsëriti qëndrimin e tij se do të ishte në interes të të gjithëve që hetimet për rastet e hapura, PSP ti udhëheq në kuadër të prokurorisë ekzistuese.

Flash Lajme

Më të lexuarat