Ministri i mbrojtjes dhe zv/kryeministri bullgar, Krasimir Karakaçanov theksoi se qëndrimet e partisë së tij VMRO-BND janë të qarta se Bullgaria duhet të kthejë historinë e saj dhe nëse nuk dakordohet Maqedonia, atëherë ajo do të bllokohet në rrugën drejt NATO dhe BE.

Ai theksoi se i njeh mirë të gjithë politikanët maqedonas, përcjellë INA. “I njoh mire të gjithë politikanët maqedonas, me disa prej tyre kam pirë raki në tryezë. Politikanët maqedonas në tryezë janë bullgarë të mire, por në public fillojnë të sqarojnë ndryshe”, theksoi Karakaçanov. Sipas tij, Bullgaria patjetër duhet të kujdeset për historinë e saj dhe se këtë do ta bëj. “Identiteti i tërë Jugosllavisë komuniste bazohej në falsifikim të historisë bullgare”, theksoi Karakaçanov, duke shtuar se “periudha e dashurisë me Shkupin ka përfunduar”. (INA)

Flash Lajme

Më të lexuarat