Deputeti i LSDM-së, Muhamed Zekiri – Muki është shprehur i revoltuar pasi që vendi nuk po e merrë datën për fillimin e bisedimeve me BE-në. Ai këtë e ka shprehur përmes një statusi në facebook.

“Padrejtesia kur te behet te ben me te fuqishem dhe me te vendosur!!! Maqedonia e Veriut dhe Shqiperia plotesuan pjesen e saj te detyrave dhe reformave jo vetem per te mar daten te cilen Franca per arsyet e saj e pengoi, por parasegjitheash ne kete e bem ne kry me kryeministrin tone Zoran Zaev per shkak te qytetareve tane. Reformat dhe synimet tona per permiresimin e gjendjes se qytetareve te vendit tone asgje nuk do ti ndal. Ne vazhdojm te perkushtuar si deri me tani per te punuar ne te miren e qytetareve. Gjithesesi ajo qe na pret eshte e ardhmja e sigurt ne NATO si anetare e 30 dhe vendi yne do te jete ne mesin e 29 vendeve tjera aleate dhe me te fuqishme ne bote!!!Vazhdojme #NëRrugëTëDrejt!”, ka shkruar deputeti dhe nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri.(INA)

Flash Lajme

Më të lexuarat